Shkodër/ Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale…

Në vijim të punës intensive të kryer në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar për kontrolle në vijë të dytë, furgonin me drejtues shtetasin G. C.

Në këtë automjet është gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të cilat dyshohet se po tentohej të kontrabandoheshin në vendin tonë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi G. C., 41 vjeç, banues në Fier, si dhe në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan produktet.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 33 vjeç, banues në fshatin Rras, pasi u kap në pyjet e fshatit Rrape, duke sistemuar dru për zjarr, që dyshohet se i kishte prerë në mënyrë të kundërligjshme.

•Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N., 33 vjeç, pasi një 69-vjeçar ka kallëzuar se ky shtetas e ka fyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

May be an image of 3 people, car and text
May be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of chocolate bar and text