Shkodër/ Arrestohet 18 vjeçari, i gjenden lëndë narkotike…

Shkodër/ Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i tentativës për shitje të farave të bimës narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga 18-vjeçari, të cilit iu gjetën farat narkotike, gjatë kontrollit fizik.

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të shiste një sasi farash të bimës narkotike cannabis sattiva, është organizuar puna për kapjen e tij.

Në rrugën “13 Dhjetori”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin V. N., 18 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një qese me 156 fara cannabis sativa. Farat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.