Shkoder/ Dy të lënduar nga mjetet piroteknike. Rastet në Urgjencë kanë qenë të lidhura kryesisht me intoksikimin nga alkooli…

Share your love

Në 12 orët e para të vitit 2024, mbi 70 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal të Shkodrës. 32 nga rastet e paraqitura kanë qenë të lidhura me intoksikimin nga alkooli dhe kryesisht persona të moshave nga 18 deri në 30 vjeç. Rastet e paraqitura të lidhur me lëndimet nga fishekzjarret kanë qenë më të pakta dhe pa pasoja të rënda.

Mjekja e Urgjencës bën thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar në mënyrë të veçantë me përdorimin e mjeteve piroteknike në këto netë festive.

Gjithashtu, sipas burimeve të Policisë Shkodër, gjatë natës së ndërrimit të viteve nuk janë shënuar incidente.

Share your love