Shkoder/ Era e fortë ka rrëzuar disa pemë në qendër të qytetit, duke dëmtuar 4 automjete…

Ekipet e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë orëve në vijim.

I gjithë territori bashkisë Shkodër që prej mëngjesit të sotëm është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta.

Gjatë paradites, si pasojë e erërave të forta janë regjistruar rënie të pemëve në disa zona të qytetit ku janë shkaktuar dëmë material Kujdes duhet të merret ndaj kësaj situate për të parandaluar dëme të tjera.

Në Njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugorë Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Po punojmë për të hapur rrugën sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të siguruar sigurinë e udhëtarëve.

Ekipet e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë orëve në vijim.

Një apel për të gjithë banorët: Ju lutemi shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik dhe qëndroni në kontakt administratorët e Njësive Administrative, administratorët e Rajoneve dhe me faqen zyrtare të bashkisë Shkodër për çdo njoftim të ri sa i takon kushteve meteorologjike.