Shkodër/ Gjendet i pajetë në shinat e trenit një 66 vjeçar…

Share your love

Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në lagjen “Skënderbeg”, afër shinave të trenit, është gjetur pa shenja jete, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Golem.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love