Shkoder/ Hapësirat mes pallateve me gropa dhe ujë. Banorët: Nuk ka ndërhyrë askush për rikonstruksionin e tyre…

Share your love

Mungesa e infrastrukturës në sheshet mes pallateve në disa lagje të qytetit të Shkodrës vijon të jetë problematike, për shkak të mungesës së investimeve .

Pranë kinemase së qytetit dhe në lagjen “Salo Halili” rruga është e amortizuar dhe me ujë.

Banorët thonë se në ditët me reshje kalimi bëhet shumë i vështirë, pasi gropat mbushen me ujë,  ndërsa shprehen se e kanë ngritur zërin disa herë, por nuk ka ndërhyrë askush . 

Pak kohë më parë Bashkia Shkodër bëri të ditur se sheshi mes pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” do t’i nënshtrohet një rehabilitimi duke tranformuar këtë zonë e cila nuk kishte njohur investime prej shumë vitesh.

Share your love