Shkoder/ Humbi kontrollin e automjetit e doli nga rruga, lëndohen 2 pasagjeret…

Ditën e sotme, në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, shtetasi me inicialet L.K., 24 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për rrjedhojë, automjeti doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar 2 shtetase 17 vjeçe, pasagjere në automjet. Shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:05, në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 shtetase 17 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi L. K. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.