Shkoder/ Kuponat e mjeteve të identifikimit. Qytetarët në radhë, rrezikojmë biletat e kthimit…

Këtë të mërkurë sportelet e postës Shkodër u pajisën me kupona për mjete identifikimi. Kuponat në dy ditët e para të muajit kanë munguar në të gjithë vëndin. Kjo ka sjellë radhë pranë pikave të aplikimit.

Qytetarët thonë se një sosollatje e tillë nuk është normale pasi shumë prej tyre rrezikojnë biletat e kthimit për në vëndet ku jetojnë e punojnëShtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit dhe që nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare dega Shkodër.