Shkodër, ndërpriten punimet për rikonstruksionin e rrugëve/ Vështirësohet lëvizja për banorët dhe automjetet…

Share your love

Punimet e nisura për përmisimin e infrastrukturës në disa rrugë të qytetit të Shkodrës janë ndërprerë prej kohësh duke u kthyer në problem shqetësues për banorët që jetojnë pranë këtyre segmenteve. Situata më e rënduar shënohet në kohën me reshje, ku gropa të mëdha me ujë si dhe balta, vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve përgjatë këtyre rrugëve, ndërkohë banorët po ndërhyjnë privatisht për largimin gurëve dhe copave të asfaltit.

Në shumë prej këtyre rrugëve mungojnë edhe tabelat e informimit të punimeve ndërsa në ato ku janë të vendosura nuk ka një datë të fillimit dhe të mbarimit të punimeve.

Share your love