Shkoder/ Ndërtimi i korsive të biçikletave, një korsi e re biçikletash po ndërtohet në Unazën Perëndimore…

Një tjetër segment rrugor është drejt transformimit për t’i rikthyer qytetarëve të Shkodrës korsitë e biçikletave .

Bashkia Shkodër po punon për ndërtimin e korsive të biçikletave në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës.

Qytetarë të grupmoshave të ndryshme po shfrytëzojnë këto korsi, duke lëvizur më shpejt, por edhe më të sigurt drejt destinacionit të tyre.

Ndertimi i korsive te biçikletave po ndikon pozitivisht jo vetëm në uljen e trafikut, por njëkohësisht edhe për një mjedis më të pastër dhe jetë të shëndetshme.