Shkodër/ Në masë arresti shtëpiak, 30 vjeçari largohet nga shtepia, policia në kërkim…

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Seksioni për Hetimin e Narkotikëve:

-arrestoi shtetasit G. B., 18 vjeç dhe O. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grizhë, pasi në PKK Muriqan, në dalje të vendit, nga kontrollet fizike, iu gjetën sasi të lëndës narkotike cannabis sativa;

-⁠punon për kapjen e shtetasit A. T., 30 vjeç, pasi është larguar nga banesa ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

•Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filluan procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:

-V. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, administrator i një lavazhi për automjete, sepse nga verifikimet rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për këtë aktivitet dhe se kishte punësuar 2 shtetas, pa i siguruar;

-G. V., 54 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë shef ekipi në OSHEE Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetas 74 vjeç, se 54-vjeçari, në vitin 2017, i ka marrë një shumë parash, për të mos kallëzuar parregullsitë në aparatin matës, në banesën e 74-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.