Shkoder/ Ngrohje me panele diellore. Kopshtet  “Bep Tusha” dhe “Ngjyrat” janë bërë përfituesit e parë…

Investimet në institucionet arsimore po vijonë në bashkinë Shkodër ku krahas mirëmbatjes së tyre po bëhen edhe disa ndërhyrje të reja.

Dy prej kopshteve të qytetit të Shkodrës “Bep Tusha” dhe “Ngjyrat” janë bërë përfituesit e parë të një skeme bashkëpunimi mes Bashkisë Shkodër dhe UNDP, për vendosjen e paneleve diellore pranë këtyre objekteve.

Falë këtij investimi, ka një ulje të konsumit të energjisë elektrike e zëvendësuar me energji të pastër dhe në mbrojtje të mjedisit.

Kjo është një mënyre e re dhe më efikase për ngrohje në kopshtet e bashkisë Shkodër.

Ndërsa prej 15 Nëntorit ka nisur edhe ngrohja në të gjtha shkollat e bashkise Shkodër. Sipas Zyrës Ekonomike të Aarsimit  në bashki, çdo shkollë do të ketë ngrohje të mjaftueshme  gjthashtu , është siguruar lënda djegese edhe në ato shkolla që sistemi i ngrohjes është me kaldajë.

Synimi i Drejtorisë Ekonomike të Arsimit në Bashkinë Shkodër është eleminimi i ngrohjes me gaz në gjitha shkollat ndërkohë ngrohja do vijojë deri në datën 15 mars.