Shkodër, pacientë edhe nga Lezha e Laçi/ Lezha: Kemi marrë masat për të përballuar fluksin…

Rreth 150 vizita në ditë po përballohen nga urgjenca e Spitalit të Shkodrës. Fluksi  është shtuar javët e fundit ku për shkak të rikonstruksionit të spitalit të Lezhës, pacientët dergohen në spitalin e Shkodrës. Egir Lezha, zv/drejtori i spitalit bën me dije masat e marra për të përballuar fluksin e shtuar.

Gjatë orëve të mëngjesit fluksi është më i shtuar. Për këtë, Lezha apelon drejt qytetarëve që vizitat e para t’i kryejnë pranë sistemit parësor shendetësor

Prej disa javesh spitali i Lezhës po i nënshtrohet rikonstruksionit duke patur funksionin të pjesshëm .Për rastet që kanë nevojë për ekzaminime të mëtejshme,  pacientët e marrin këtë shërbim në Shkodër.Drejtuesit e spitalit rajomnal Shkodër thonë se ky fluks po menaxhohet nga ana e bluzave të bardha.