Shkodër/ Po pastronin kanalin, punonjësit e Bashkisë gjejnë 2 mina të paplasura…

Share your love

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997.

Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Share your love