Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale…

Share your love

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-T. L., 55 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-P. B., 49 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 61 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love