Shkodër, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale…

Share your love

Sipas njoftimit të policisë rreth mesnatës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në lagjen “Vasil Shanto”, një 15-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës, një 16-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 15-vjeçarin, në ambientet e Policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilin është dëmtuar 16-vjeçari. Ndërkohë policia po procedon 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. E., 61 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi nga kontrolli në biznesin e tij , u konstatua se 2 shtetas punonin të pasiguruar në organet tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 27 vjeç, pasi ka vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, dhe si pasojë ka prishur qetësinë publike në zonë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi ka kallëzuar shtetasja çeke K. S., 48 vjeçe, se 51-vjeçari e ka kanosur me fjalë, gjatë një konflikti ndërmjet tyre, për pagesën e kryer nga 48-vjeçarja, pas shërbimit të marrë në karburantin e shtetasit L. B.

-Informacion paraprak/Rreth mesnatës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në lagjen “Vasil Shanto”, një 15-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës, një 16-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 15-vjeçarin, në ambientet e Policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilin është dëmtuar 16-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love