Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme…

Share your love

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesin e motomjetit të përfshirë në aksident, shtetasin M. Q., 51 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. H., 34 vjeç dhe V. D., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vasu i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. N., 65 vjeçe, banuese në fshatin Nënshat, pasi ka bllokuar një rrugë të këtij fshati, sepse pretendon pronësinë mbi të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love