Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme…

Share your love

DVP Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Hot dhe për shtetasin malazez P. G., 31 vjeç, pasi u kapën në flagrancë, në fshatin Bardhaj, me 33 krerë bagëti te imëta që dyshohet se i kishin kontrabanduar nga Mali i Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen nga Kazakistani, L. D., 27 vjeçe, pasi mëngjesin e djeshëm, automjeti që drejtonte kjo shtetase, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, është përplasur me 2 automjete të tjera të parkuara. Nga përplasja, ka vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një sipërfaqe toke në fshatin Razëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love