Shkodër/ Rritet në 8% taksa e infrastukturës…

Share your love

Me shumë diskutime u miratua edhe projektvendimi për taksën e ndikimit në infrastrukturës, ku taksat janë rritur për bizneset që operojnë në fushën e ndërtimit por jo vetëm, pasi kjo taksë ka përfshirë edhe tregjet.

Ndërkohë, këshilltarët teksa kundërshtuan këtë projektvendim deklaruan se nuk I është vënë në dispozicion studimi të cilën ka marrë si indicia për ndryshimin e taksave.
Rritja e taksës së infrastrukturës do të ndikojë negativisht për ndërtuesit në Shkodër duke i vënë ata në vështirësi. Taksa 8% për ndërtimet do të bëjë që të rrisë ndjeshëm çmimet e shtëpive të pallateve dhe një kosto që do të ndjehet në gjithë sektorët.

Ndërkohë një rritje të taksës ka edhe për zonën e plazhit të Velipojës edhe pse atje ende nuk ka asnjë leje të dhënë. Në plazhin e Shëngjit taksa e infrastrukturës është 6% dhe atje ndërtimet vijojnë ndërsa në Velipojë ku nuk ka asnjë leje, taksa bëhet 8% duke shkaktuar një situatë problematike.

Share your love