Shkodër/ Rruga e amortizuar pranë kopshtit “Bep Tusha”, banorët kërkojnë që të ndërhyhet për asfaltimin e rrugës…

Share your love

Gropa më ujë dhe  rrugë e pa asfaltuar është pamja që të ofrohet pranë kopshtit “Bep Tusha” në Shkodër.

Mjafton pak minuta shi që balta dhe uji të jenë prezente për ditë të tëra në këtë shesh mes pallateve.

Banorët kërkojnë që të ndërhyhet për asfaltimin e rrugës, ndërsa shqetësim mbetet edhe parkimi i i automjeteve pasi  bllokon lëvizjen e lirë.

Banorët shpresojnë që ky ambient të rikthehet në kushte optimale dhe rehabilitimi të nisë sa më parë pasi edhe lëvizshmëria në këtë zonë është mjaft e lartë.

Share your love