Shkodër/ Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë…

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:25 minuta në qytetin e Shkodres.

Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë pranë shkollës Pyjore.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka njerëz të lënduar.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet forcat e policisë./RealitetiPost/