Shkoder/ Tre breza kovaç, Tonin Marpali 63 vite punë në këtë zanat që po humbet…

Share your love

Ky është Tonin Marpali i cili që në moshën 14 vjçare punon kovaç në punishten të cilën e ka të trashëguar nga të parët e tij

Dikur zanatet trashëgoheshin brenda familjes, thotë Tonini.Djali mësonte nga babai, nga gjyshi, e kështu ndër breza.

Megjithëse në moshën 77 vjeçare ai vijon të punojë me pasion. Mjeshtri, tregon për këtë zanat kaq të lashtë e kaq të domosdoshëm edhe në ditët e sotme, ku me punën e tij u vjen në ndihmë si bujqve deri te zbukurimet e ballkoneve.

Sot asnjë i ri nuk zgjedh të marrë këtë profesion madje Tonini tregon se edhe dyqanin  tij 150 vjeçar e ka nxjerrë në shitje pasi vitet nuk e lejojnë të punojë edhe shumë gjatë në këtë zanat.

Share your love