Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje, procedohen penalisht 3 shtetas…

Shkodër/U kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën përkatëse, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. A., banuese në fshatin Kuç, si dhe për shtetasit Ç. M. dhe B. H., të dy banues në fshatin Sektor, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.