Shkodër-Velipojë e rrezikshme/ Banorët: Rruga s’ka ndriçim, duhen elementë sigurie…

Share your love

Aksi i ri rrugor Shkodër-Velipojë, i inaguruar disa vite më pare, megjithëse ka shkurtuar shumë distancën për në plazhin e Velipojës duke ndihmuar turizmin, për banorët e fshatrave rruga është jashtë çdo lloj kushti sigurie, sidomos gjatë orëve të natës që nuk ka ndriçim. Hyrje-daljet mes tyre , dhjetra të paligjshme të krijuara nga banorët, janë të shumta çka përbën rrezik të lartë për vetë ata .Banorët thonë se rruga duhet të ketë ndriçim pasi ka rreziqe shumë të mëdha duke qënë se automjetet ecin me shpejtësi të lartë, ndaj elementët e sigurisë sipas tyre janë më se të nevojshme.

Nga ana tjetër dëmtimet e mbrojtëseve anësore si pasojë e përplasjes së automjeteve konstatohen në disa segmente kryesisht nëpër kthesa aty ku mjetet e kanë të pamundur të ndalojnë shpejtësinë në momentin e duhur dhe si shkak përplasen me mbrojtëset metalike në të dy anët e rrugës. Përballë kësaj situate, që përkeqësohet nga dita në ditë, institucionet akoma nuk kanë ndërhyrë për të investuar në mirëmbajtjen e investimeve publike në këtë rrugë.

Share your love