Shkodër/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin J. K., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, për shtetasin K. Sh., 30 vjeç, banues në Velipojë. Ky shtetas ka për të vuajtur 4 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. P., 53 vjeç, Gj. Gj., 67 vjeç, N. M., 60 vjeç dhe H. I., 69 vjeç, banues në fshatra të ndryshme të Shkodrës, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.