Shkodër/ Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve…

Share your love

DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit F. A., 57 vjeç dhe P. N., 38 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 57 vjeç, banues në Pukë, inxhinier në minierën e bakrit në fshatin Kimez, Pukë, pasi gjatë punës në këtë minierë, është dëmtuar lehtë punonjësi, shtetasi L. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E.(E.) H., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”. Vijon puna për kapjen e 41-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Share your love