Shkodër/ Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. Gj., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për ndalimin e automjetit që drejtonte, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit K. O., 22 vjeç, dhe K. Sh., 31 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 30 vjeç, sepse pasditen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është demtuar 30-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.