Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

•Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:

-arrestuan shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, pasi me vetëgjyqësi ka mbajtur automjetin e një shtetasi tjetër.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. H., banues në fshatin Barbullush, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka djegur me zjarr një objekt me bazë ushqimore për blegtori dhe një sipërfaqe toke me barishte, në fshatin Barbullush.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.