Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar veprimet e punonjësve të Policisë së Rendit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

E. H., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, i është gjetur 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. P., banues në fshatin Stajka, pasi ka bërë kallëzim një 57-vjeçar, se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.