Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-arrestuan shtetasin B. M., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punonjës të OSHEE, Shkodër, shtetasit L. N., 61 vjeçe dhe E. S., 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në biznesin e tij, në fshatin Pulaj-Plazh;

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi kryente aktivitet financiar në një call center, pa u licencuar.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 24 vjeç, për një 14-vjeçar dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.