Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 9 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 9 të tjerë, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

•Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. P., 60 vjeç, banues në fshatin Spathar, Vau i Dejës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 46 vjeç, banues në fshatin Sheldi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë, që ky shtetas e kishte përshtatur për përpunimin e duhanit, pa licencën përkatëse, u gjetën 300 kg duhan, të cilat u sekuestruan bashkë me makineritë për përpunimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. N., 60 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezme, N. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm dhe S. S., 51 vjeç, banues në fshatin Grizhë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike që furnizonin banesat e këtyre shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 32 vjeç, P. B., 33 vjeç, L. T., 40 vjeç dhe N.M., 32 vjeç, të gjithë banues në Fushë Arrëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në përdorim të shtetasit E. D., u konstatua një tavolinë, e improvizuar nga këta shtetas, për të luajtur lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.