Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. Q., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Kryebushat”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. D., 37 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasen M. K., 40 vjeçe, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hot-Shkodër”, automjeti që drejtonte 40-vjeçarja, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi L. V., 53 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 40-vjeçarja dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ajo.

-shtetasin E. B., 63 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Oblikë”, motomjeti që drejtonte 63-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja I. L., 36 vjeçe. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 63-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. H., 28 vjeçe, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në afërsi të banesës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. U., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi A. U., 40 vjeç, banues në Koplik, se kjo shtetase ka marrë në mënyrë të padrejtë, djalin e tyre 12 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër po punojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të një shtetasi që më datë 06.03.2024, ka paguar në një lokal, me një kartëmonedhë false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.