Shkodër/ Zjarr në një banesë në lagjen Dergut, një grua pëson dëmtime të lehta nga flakët…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:11, në lagjen Dergut, në banesën e shtetases A. M., ka shpërthyer një bombël gazi dhe për pasojë shtetasja A.M, ka pësuar dëmtime të lehta fizike jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.