Shkodra e bukur në foto/ Ekspozita “Përhanshëm” e 10 fotografëve shkodranë…

Fotot e tyre me të bukura, 10 fotografe shkodranë i prezantuan përpara bashkëqytetareve të tyre, përmes ekspozitës “Perhanshëm”.

Secili nga artistët fotografë përcjell stilin dhe këndvështrimin e tij në fokusimin e asaj që ai mendon se përben pikën më sublime të rrugëtimit në të përditshmen.

“Ndihem shumë e gëzuar jo vetëm se jam pjesëmarrëse por që po shoh kaq shumë njerëz të interesuar“– tha Anila Milani, fotografe.

“Është një harmoni e bukur me asaj që ne jetojmë kur e bëjmë fotografinë dhe asaj që shohim kur njerëzit e shohin.”– tha Leonora Milani, fotografe.

“Imazhi është rituali në ditën e varrimit të babagjyshit, nuk kishte gjë më të bukur se të shihja njerëzit që ishin mbledhur për një njeri me vlerë për mua”-tha  Selma Alia, fotografe.

Kuratorja Rozafa Shpuza, thotë se Shkodra duhet ta vazhdojë traditën e bukur që ka në fotografi.

“Ka kohë që unë kam një dëshirë të madhe me mbledh fotografët e Shkodrës dhe erdhi dita ta realizoj. Shkodra ka shumë fotografë me vlerë e ku ka më bukur që këta të rinj të mblidhn bashkë”– tha Rozafa Shpuza, kuratore

Kjo  ekspozite e cila synon që  në të ardhmen të jetë ndërkombëtarë, ka si qellim të na ndihmojë të ruajmë kujtimet dhe të na motivojë emocionalisht duke na lidhur me fort me qytetin.