Shkodra në fokusin e “Lonely Planet”/ “Është qendra kryesore e rajonit, një nga qytetet më të vjetra në Evropë”…

“Lonely Planet”, rendit Shkodrën si një nga destinacionet për t’u vizituar gjatë 2024-ës.

“Shkodra si qendra kryesore e rajonit është një nga qytetet më të vjetra në Evropë”,-shkruan revista prestigjoze.

Një lajm të tillë e ka publikuar edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Në artilluin e publikuar nga revista prestigjoze “Lonely Planet”

shkruhet  “Shkodra, qendra tradicionale e rajonit kulturor gegë, është një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe padyshim qendra urbane më tërheqëse në Shqipëri.

Kalaja e lashtë Rozafa ka pamje mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, ndërsa ndërtesat e lyera me pastel në Qytetin e Vjetër kanë një ambient të veçantë italian.

Shumë udhëtarë nxitojnë drejt këtu ndërsa udhëtojnë midis Tiranës dhe Malit të Zi, ose gjatë rrugës për në tragetin e Liqenit të Komanit dhe fshatrat Theth dhe Valbonë, por ia vlen të kaloni një ose dy netë për të shijuar këtë vend të këndshëm dhe mikpritës.

Shikoni muzetë interesante përpara se të shkoni në male, bregdet ose kryeqytet “,-mbyll artikullin e saj revista.

Një ditë më parë gazeta spanjolle me foton e Thethit në faqen kryesore të shkrimit, gazeta spanjolle “El Debate” i kushton një shkrim të zgjeruar destinacioneve turistike të Shqipërisë.

Me çmimet dhe mundësitë që i ofrohen të gjithëve, gazeta spanjolle bën një ftesë për turistët spanjollë që të vizitojnë Shkodrën dhe Shqipërinë në vitin 2024.