Shkodrani denoncon 50-vjeçaren në polici: Më përndjek dhe më fotografon…

Share your love

Një 50-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë në Shkodër. Ka qenë një burrë, 57 vjeç, që e ka kallëzuar atë në polici.

Shkak, sipas asaj që ka denoncuar ai, është fakti se ajo e ka përndjekur dhe fotografuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar”, njoftoi policia.

Share your love