Shpallen në kërkim dy djemt e ish deputetit Tom Doshi…

Shpallja e tyre në kerkim nga komisariati i policisë nr 2 Tiranë.
Dy të rinjtë janë shpallur në kërkim nga policia
për një ngjarje të ndodhur në zonën e bllokut, ku ata akuzohen se kanë goditur , kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhërit të policisë.

Për të njejtat akuza policia ka ndaluar një 34 vjeçar që shoqëronte djemt e ish deputetit Tom Doshi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre“, njofton policia.