Shpallet fajtor për fshehje pasurie, gjyqtari Ardian Hajdari dënohet me dy vite shërbim prove…

Share your love

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardjan Hajdari është  shpallur fajtor për fshehje e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.

Gjykata i pezulloi dënimin  me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove. Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Ai u gjykua për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”, ndërsa u vendos pushimi për veprën tjetër penale “falsifikimi i dokumenteve”.

Share your love