Shqipëria i kërkon ndihmë Kosovës për të gjetur trupin e 65-vjeçarit nga Mitrovica që dyshohet se u mbyt në Bunë…

Share your love

Një kontingjent i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që është zhdukur në lumin Buna, pas kërkesës së autoriteteve të Shqipërisë.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Më 17 dhjetor, 65-vjeçari nga Kosova dyshohet se është mbytur në lumin Buna. H. S., banues në Mitrovicë, rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.

Shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe kërkuan trupin e 65-vjeçarit. Por edhe pas 5 ditëve ai nuk u gjet edhe pas ardhjes së polumbarëve të RENEA-s dhe sot shpresa është te FSK-ja e Kosovës. Dhe të mendosh që Shqipëria ka një ushtri të themeluar 111 vite më parë, bashkë me shtetin e pavarur, ndërsa Kosova e shpalli pavarësinë rreth 15 vite më parë.

Share your love