Shqipëria në zonën e kuqe për sëmundjet e zemrës…

Mjekët japin alarmin:15 mijë raste në vit, dominon mosha 40-50 vjeç
Share your love

Vitet e fundit, Shqipëria sipas të dhënave të OBSH ka hyrë në zonën e kuqe për rastet e shpeshta në popullatë me sëmundje kardiovaskulare.

Mjeku kardiolog Aurel Demiraj thotë se 15 mijë persona në vit shfaqin probleme kardiake, që kanë nevojë për hospitalizim dhe ndërhyrje kirurgjikale.

“Shqipëria është pas 30 vitesh me një stil jetese me jetë sedentare, gjë që ka shtuar sëmundshmërinë dhe interventet që ne bëjmë. Dhe në këtë ekuilibër jemi në atë që quhet grupi i tretë i sëmundshmërisë kardiovaskulare. Jemi  në grupin e lartë, Shqipëria, Bosnja. Vitin e kaluar në sallën e homodinamikës kanë qenë mbi 6 mijë persona të trajtuar. Mbi 15 mijë pacientë të shtruar në spitale publike.

Sëmundjet ishemike të zemrës që sipas mjekëve po vihen re tek grupmosha 40-50 vjeç janë ato më shqetësuese.

“Grupmosha më e prekur fatkeqësisht janë moshat e reja, 40-50 vjeç. Po shtohen ndjeshëm sëmundjet në këtë moshë. Flasim për rritje të sëmundjeve ishemike të zemrës. Në 65% të rasteve infarkti i miokardit nuk ka shenja paraprake”.

Sëmundjet bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni, dy prej faktorëve kryesorë të riskut për sëmundjet e zemrës, po njohin rritje në popullatë.

Sipas OBSH, për shkak të sëmundjeve të zemrës, 10 mijë persona çdo ditë humbin jetën në Europë.

Share your love