Shtëpia e Pashko Vasës do të restaurohet/ DRTK Shkodër: Projekti është në fazën e shqyrtimit…

Share your love

Shtëpia e Pashko Vasës, një ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër, pritet t’i nënshtrohet restaurimit. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka gati projektin për restaurim, i cili momentalisht është në një fazë shqyrtimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. E veçanta e kësaj shtëpie mbi 300-vjeçare është se ajo vazhdon ende të banohet sot e kësaj dite nga familjarët e patriotit shkodran.

Ndërkohë, DRTK Shkodër ka evidentuar një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që janë pjesë e listës së rriskut, siç është edhe Muzeu “Oso Kuka”, i cili shumë shpejt, sipas drejtores Podgorica, pritet t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.

Edhe disa objekte kulti që përfshihen në hartën e trashëgimisë kulturore të rajonit Shkodër – Lezhë – Kukës, por edhe te tjera, janë përfshirë këtë vit në projektin restaurues të Ministrisë së Kultures dhe Ekonomisë.

Share your love