Si do te kishte qene emri i Tiranes po te ishte miratuar propozimi i Muho Asllanit!…

Nga Hasan Bello

Me 11 prill 1985, Byroja Politike nen drejtimin e Ramiz Alise u mblodh per te diskutuar perjetesimin e vepres (kriminale) te E.Hoxhes. Ne kete mbledhje dhe ne vijim do te propozohen nje sere vendimesh per ngritjen e permendoreve te diktatorit, vendosjes Universitetit te Tiranes, portit te Durresit dhe ndonje ndermarrje bujqesore emrin e tij.

Por propozimi me i cuditshem do te behet nga Muho Asllani, i cili kerkoi qe kryeqyteti te merrte emrin e E.Hoxhes. Kjo u refuzua me takt nga pasardhesi, R.Alia, duke iu drejtuar atij dhe te gjith byroisteve me fjalet, se e tere Shqiperia ishte e E.Hoxhes.

Ne fakt, ishte ne traditen e komunisteve qe toponimet te merrnin ngjyrime ideologjike. Kjo kishte filluar ne Bashkimin Sovjetik. Dy qytete te njohura cariste ishin quajtur Leningrad dhe Stalingrad. Keshtu kishte ndodhur edhe tek ne me Kucoven (Qytetin Stalin), Tropojen (Bajram Currin), Puken te ciles u perpoqen t’i vendosnin emrin Migjeni etj. Nje tendence e ngjashme konstatohet edhe sot, kryesisht ne emertimin e shkollave./RealitetiPost/