Si dukej qyteti mesjetar i Sardës në fundshekullin XIX…

DRTK Shkodër prezanton një foto të hershme, të fundshekullit të 19-të, në kuadër të rubrikës së kujtesës, “Amarcord”. Fotoja i përket qytetit mesjetar të Sardës, në atë kohë ruajtur në kodrën e Shurdhahut, ku në anën e majtë rridhte lumi Drin. Ajo është shkrepur në 1890 nga diplomati dhe shkrimtarit francez, Alexandre Theodore Degrand (1844-1911) i cili nga viti 1893 deri më 1899 shërbeu si konsull francez në Shkodër.

Degrand ishte veçanërisht i interesuar për historinë e rajonit, në veçanti për parahistorinë dhe antikitetin e tij, dhe vizitoi kështjellat, kishat dhe rrënojat mesjetare, duke vënë në dukje atë që pa dhe çfarë i treguan njerëzit me të cilët fliste.

Dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria, ai botoi “Souvenirs de la Haute-Albanie” (Kujtimet e Shqipërisë së epërme), Paris 1901, një përshkrim i mirë-dokumentuar i Shqipërisë së Veriut të kohës dhe një përshkrim që shoqërohet me shumë fotografi të jashtëzakonshme.

Sot, me ndërtimin e kaskadës se HEC-ve mbi Drin, qyteti mesjetar ruhet në kodrën e kthyer në ishull pas përmbytjes së zonës në vitet `70./atsh/