Si e mori emrin fshati Guri i Zi?/ Studiuesi: Mendohet se krahina e mori emrin nga guri me përbërje vullkanike…

Njësia administrative e Gurit të Zi e përbërë  nga afro 11 mijë banorë,  është e shtrirë buzë malit të Sheldisë me pamje tejet të bukur. Studiuesit,  por edhe banorë të zones, të cilët janë marrë me studimin e historisë, tregojnë se kjo krahinë e ka marrë emrin nga një masiv shkëmbor me përmasa gjigande, i cili ndodhet në qendër të fshatit.

Ky gur shkëmbor magmatik ka lartësi 42 m mbi nivelin e detit. Ai ka forma të përzgjatura rreth 120 m, me gjerësi mesatare 50-60 m dhe me  lartësi nga 8-10 m. Mendohet se është gur me bazë vullkanike.

Nuk ka të dhëna të sakta e as legjenda të trashëguara. Sfida jonë është të studiohet dhe të vlerësohet si objekt natyror dhe atraksion turistik me vlerë.