Si përpiqej Beogradi të bënte diversion fetar…

Nga Hasan Bello

Që para krijimit të shtetit shqiptar diversioni fetar ishte një element i rëndësishëm që përdorej shpesh për të nxitur përçarje mes shqiptarëve. Kjo vihet re edhe në periudhën e Monarkisë. Jugosllavia mbeti shumë e acaruar kur Mbreti Zog u shpall “Mbret i shqiptarëve” dhe jo i Shqipërisë. Për këtë arsye, politika jugosllave u përpoq të përdorte diversionin fetar për të nxitur myslimanët shqiptar kundër Mbretit.

Më 23 tetor 1928 në prefekturën e Kosovës (Kukës etj) në emër të “Komunitetit Mysliman” u hodhën trakte antiqeveritare. Ndërsa më 2 nëntor trakte të ngjashme u shpërndanë edhe në Shkodër. Zyra Sekrete udhëzoi prefekturat të merrnin masa për zbulimin e autorëve. Prefekti i Shkodrës informonte Ministrinë e Brendshme se nga hetimet e bëra në shtypshkronjat e Shkodrës rezultonte se, traktet ishin shtypur jasht Shqipërisë. Sipas tij, ato ishin shtypur në Podgoricë, ndërsa shpërndarësit po mbaheshin nën vëzhgim./RealitetiPost/