“Simbolet e komunizmit të ndalohen me ligj”/ Reagojnë të përsekutuarit për deklaratat në përkujtim të 29 Nëntorit…

Provukuese i ka quajtuar simbolet dhe deklaratat e bëra ditën e djeshme gjatë ceremonisë së përkujtimit të 29 Nëntorit në varrezat e dëshmorëve kryetari i të përndjekurve politik Zenel Drangu . Ai tha se simbolet e komunizmit duhet të ndalohen me ligj.

Deklaratat e djeshme janë të turpshme theksoi ish-i përndjekuri politik Filip Guraziu, ndërsa shtoi se në kohën e komunzimit janë kryer me mijra krime. Gjek Beqi tha se politika duhet të ndërhyjë për ndalimin e këtyre deklaratave ndërsa u shpreh se viktimë e atij sistemi ishte edhe vetë ai pasi u plagos gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi.

Një ditë më parë Sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi gjatë ceremonisë, nderoi me grushtin komunist pranë ushtarit të panjohur. Bruçi u shpreh se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.