Skandali i barnave të skaduara në Shkoder/ Medikamentet mjekësore hidhen pranë brigjeve të lumit Kir…

Share your love

Një rast aspak i pazakontë është prezent prej një jave pranë vendit ku prehen Dëshmorët e Atdheut në afërsi të brigjeve të lumit Kir. Medikamente të ndryshme të skaduara janë hedhur në të gjithë zonën, të cilat janë përhapur gjithandej, duke përfunduar një pjesë në shtratin e lumit Kir.

Kutitë me medikamente mjekësore shënojnë datën e skadencës në vitin 2021 dhe 2022, ndërsa origjina e kompanisë farmaceutikë është Sukth në Durrës. Nuk dihet ende se si këto medikamente kanë mbërritur deri në këtë zonë, por kjo mbetet për tu hetuar nga organet ligjzbatuese . Për këtë rast është vënë në dijeni edhe administratori i njësisë administrative Rrethina i cili ka dërguar shkresë instancave përkatëse.

Ligji e parashikon qartë se medikamentet e skaduara duhet të asgjësohen në disa forma ose duke u groposur apo të digjen në mënyrë të kontrolluar. Kjo shpërndarje e këtyre mbetjeve është e rrezikshme në ndotjen e ambjentit. Shpresojmë që pas kësaj kronike institucionet përgjegjëse të vihën në lëvizje për të hetuar rastin në fjalë.

Share your love