Sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër u zhvillua analiza vjetore e këtij institucioni…

Share your love

Sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër u zhvillua analiza vjetore e këtij institucioni.

Në takim morën pjesë znj. Lindita Muka dhe z.Gazmend Vogli, përfaqësues nga Drejtoria e Çështjeve Vendore dhe Prefekturave, Ministria e Brendshme.

Gjatë prezantimit të punës së Institucionit nga Sekretarja e Përgjithshme znj.Felek Kasemi u evidentuan arritjet e sukseshme në qarkun Shkodër sidomos në sektorin e turizmit, luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, luftën kundër trafikimit të qënieve njërzore, përmirësimit të infrastukturës rrugore, zbatimi i sukseshëm i paketës së sigurisë në shkolla, koordinimi shumë i mirë mes institucioneve në nivel vendore dhe qëndror për përballimin e emergjencave dimërore dhe verore.

Gjatë takimit u theksua domosdoshmëria e vijimit të punës mes institucioneve për të garantuar rritjen e mirëqenies së qytetarit nëpermjet zbatimit të politikave të Qeverisë për Qarkun Shkodër.

Share your love