SPAK arreston Ilir Beqaj…

Share your love

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.

Avokati i Beqajt ka konfirmuar arrestimin e tij, ndërsa mësohet se operacioni është ekzekutuar nga policia e Tiranës.

Dosjet e Beqajt

Momentalisht ndaj ish ministrit Beqaj janë dy dosje, ajo e koncesionarit të sterilizimit, për të cilën po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.E dyta abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Share your love