SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Berishës, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve…

Share your love

Më datë 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

Lajmin e bëri të ditur kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”- thuhet në njoftim.

Share your love